“Ishte shtylla jonë më e fortë” – Albulena Haxhiu njofton për vdekjen e babait

Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë fjalë prekëse për figurën e babait të saj.

“Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.
Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar ajo.

Ndarja e tij nga jeta ka prekur familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, ndërsa mesazhe ngushëllimi pritet të vijnë nga figura të shumta publike dhe institucionale.

Detaje të tjera rreth ceremonisë mortore ende nuk janë bërë të ditura.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika