Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të shtunën një qytetar është përfshirë në një përleshje fizike me një polic në Sekiraçë të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, deri te përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik, njofton Dukagjini.
“Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.