Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicën e Jugut

Një burrë është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicën e Jugut.

Policia ka nisur hetimet teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, deklaroi Zaiti.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika