Derbi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt ka nisur me ritëm të lartë dhe me dy gola brenda pak minutash, duke e bërë ndeshjen tepër të zjarrtë në luftën për titull në Premier League.
Pjesa e parë e derbit tashmë është mbyllur në barazim 1:1.
Manchester City kaloi i pari në epërsi në minutën e 16-të me një gol të bukur nga Rayan Cherki.
Aksioni nisi pas një prekje me gjoks nga Rodri, i cili ia la topin Cherkit në kufijtë e zonës. Francezi e kontrolloi me qetësi dhe më pas depërtoi mes mbrojtësve të Arsenalit, duke finalizuar saktë me këmbën e majtë në cepin e portës për 1:0.
Reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 18-të, Kai Havertz barazoi rezultatin në 1:1.
Goli erdhi pas një gabimi nga Gianluigi Donnarumma, të cilin Arsenali e shfrytëzoi shpejt për të rikthyer ekuilibrin në ndeshje.