Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit, duke e çuar rezultatin në 2:1 në minutën e 65-të, me gol të Erling Haaland.
Aksioni nisi nga Jeremy Doku, i cili depërtoi nga krahu i majtë dhe e gjeti mirë Nico O’Reilly, që asistoi në mënyrë të qetë drejt zonës.
Në momentin vendimtar, Rodri e shpërqendroi mbrojtjen e Arsenalit, ndërsa Haaland fitoi duel fizik me Gabriel Magalhaes dhe më pas goditi me të majtën, duke e mposhtur portierin David Raya.
Man City – Arsenal: Spektakël në derbin e titullit, dy gola brenda 2 minutave