City mposht Arsenalin në derbin e titullit

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2:1 në derbin e madh të Premier League, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, ku Erling Haaland shënoi golin vendimtar në minutën e 65-të, pas një aksioni të zhvilluar mirë nga krahu i majtë dhe një asistimi të Jeremy Doku.

Arsenali kishte barazuar më herët përmes Kai Havertz, por nuk arriti ta mbajë ritmin deri në fund, ndërsa City u tregua më i fortë në momentet vendimtare.

Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiola forcon edhe më shumë pozitën me 67 pikë dhe më afër titullit për kampion. Ndërsa, Arsenali i Mikel Arteta mbetet në krye me 70 pikë.

Haaland e kthen epërsinë për Man City-n ndaj Arsenalit

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika