Besa e Pejës reagon ashpër pas humbjes në Ferizaj: Akuza për lojë të ashpër dhe mungesë drejtësie

Klubi futbollistik Besa e Pejës ka reaguar publikisht pas ndeshjes së zhvilluar dje në Ferizaj kundër Dinamos, e cila përfundoi me rezultat 3-2 në favor të vendasve. Sipas klubit pejane, kjo përballje u karakterizua nga ndërhyrje të rënda dhe vendime të diskutueshme të gjyqtarëve.

Në një komunikatë zyrtare, Besa thekson se zakonisht shmang reagimet publike, duke preferuar të flasë përmes lojës në fushë. Megjithatë, sipas tyre, ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar kufijtë e pranueshëm të një gare sportive të ndershme.

Klubi vlerëson se deri në momentin kur arriti epërsinë në rezultat, loja ishte e barabartë dhe pa dallime të dukshme mes skuadrave. Por, sipas reagimit, më pas rrjedha e ndeshjes ndryshoi ndjeshëm.

“U lejuan ndërhyrje të rënda ndaj lojtarëve tanë, madje edhe pa top, ndërsa presioni ndaj gjyqtarit nga banka kundërshtare ishte i vazhdueshëm. Vendimet në fushë filluan të ndikohen dukshëm,” thuhet në reagim.

Besa shton se për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga këto ndërhyrje, u detyrua të bëjë zëvendësime, ndërkohë që sipas tyre, rastet nuk u ndëshkuan sipas rregullave të lojës.

Klubi thekson se synimi i tyre mbetet futbolli i pastër, me dinjitet dhe respekt për lojën, duke kërkuar nga institucionet përkatëse trajtim serioz të rastit dhe garantim të kushteve të barabarta për të gjitha ekipet.

Në fund të reagimit, Besa bën të ditur se do të publikojë edhe video-incizimet e ndeshjes sapo t’i sigurojë ato, dhe se materialet do t’i dorëzohen organeve kompetente për shqyrtim të mëtejmë.

“Loja e bukur e futbollit dje kaloi në plan të dytë, ndërsa lojtarët tanë u detyruan të ruanin para së gjithash shëndetin e tyre,” përfundon reagimi i klubit pejane.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika