Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka theksuar se PDK-ja e kishte kuptuar më herët, sipas tij, “lojën” e kryeministrit Albin Kurti.
“PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit. Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve. Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar. Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma”, ka shkruar Mustafa.