Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja.
Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime vëllazërore për familjen, të afërmit dhe miqtë e Qosjes, njofton Dukagjini.
“LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË. Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qosjes”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Qosja ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 89-vjeçare.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është mbajtur në prani vetëm të anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional.
Familja ka kërkuar që të respektohet privatësia në këtë periudhë zie dhe të mundësohet që ata të mbajnë homazhe në qetësi.