Minxhozi: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes, rilindasit të fundit të kombit shqiptar 

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Në një deklaratë për Dukagjinin, Minxhozi është shprehur se lajmin e ka marrë me dhimbje të thellë, ndërsa e ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Qosjes ndër dekada.

“Me dhimbje te thelle mësova lajmin për ndarjen nga jeta te Akademikut Rexhep Qosja, Rilindasit te fundit te Kombit Shqiptar”, ka thënë Minxhozi.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka shpallur të premten, 24 prill 2026, Ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Qosja.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë për të shprehur nderimin dhe mirënjohjen e shtetit për kontributin e Qosjes në kulturën shqiptare.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika