Hoti: Qeveria pa veprim, çmimet e produkteve kryesore u rritën shumë më tepër se mesatarja

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti ka thënë se çmimet e produkteve kryesore në Kosovë në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar u rritën shumë më tepër se rritja mesatare e çmimeve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) ka kritikuar qasjen e Qeverisë në raport me krizën ekonomike.

Ai në lidhje me këtë ka thënë se çmimet e produkteve bazike u rritën shumë herë më tepër se mesatarja e çmimeve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë një radhitje të rritjes së çmimeve të produkteve.

“Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Por, për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe”, ka shkruar Hoti.

  •  Vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%),
  • Karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%),
  • Gazi (39,3%),
  • Buka dhe drithërat (27,7%),
  •  Qumështi, djathi dhe vezët (22,3%),
  •  Mishi (19,6%),
  • Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%),
  • Prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%),
  • Perimet (6,8%),
  • Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%)

Deputeti i LDK-së, Hoti ka thënë se nëse do të hiqej akciza për naftë, qytetarët do të paguanin 1.39 euro për litër të këtij produkti.

“Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.

Ai ka thënë se nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8% dhe siç thotë ai nuk janë rritur pagat në sektorin publik dhe nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika