Legjenda e Manchester United, portieri Peter Schmeichel, ka vlerësuar se klubi anglez duhet të transferojë mesfushorin Granit Xhaka.
Sipas ish-portierit danez, “Djajtë e Kuq” aktualisht vuajnë mungesën e lidershipit në skuadër, një problem që sipas tij mund të zgjidhet me afrimin e Xhakës.
Mesfushori shqiptar ka pasur një edicion mbresëlënës te Sunderland, duke u shquar për përvojën, karakterin dhe ndikimin në fushë.
Duke folur në një podkast për nevojat e Manchester United për sezonin e ardhshëm, Peter Schmeichel e përmendi Granit Xhaka si një nga përforcimet ideale për të rikthyer stabilitetin dhe autoritetin në ekip.