Konjufca takohet me kryediplomaten e Irlandës, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Irlandë është takuar me homologen e tij, Helen McEnte.

Konjufca nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bashkë kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe miqësitë mes dy popujve, njofton Dukagjini.

“Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndermjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë. Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca, mes tjerash, bëri të ditur se meqë Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian ka kërkuar mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

“Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës u takova gjithashtu me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez dhe me Senatorin Pat Casey, takime të cilat riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika