Operacion i përbashkët Kosovë-Austri kundër krimit ekonomik, kontrolle në Fushë Kosovë

Autoritetet kosovare dhe ato austriake kanë zhvilluar një operacion të bashkërenduar policor në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik, duke kryer kontrolle në disa lokacione në Fushë Kosovë.

Hetimet kanë të bëjnë me dy shtetas kosovarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitë relevante policore ka zhvilluar hetimet bazuar ne autorizimin e lëshuar nga P. Th -Prishtinë , e cila është bazuar në kërkesën nga autoritetet Austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare – NJN, ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale në kryeqytetin e Austrisë – Vjenë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, me datën 05.05.2026 është zhvilluar një operacion policor ku janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë në të cilin kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetim në drejtim të identifikimit të aseteve apo çfarëdo lloj dobie pasurore që mund të jetë në posedim të të dyshuarve dhe e cila dyshohet të jetë përfituar me aktivitet kriminal.

Ky angazhim konfirmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit përtej kufijve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika