Rikthimi i Limajt? – Kryesia e PDK-së mblidhet sot

Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 16:00, ku ndër të tjera fokus pritet të jetë rikthimi i Fatmir Limaj në strukturat zgjedhore të partisë dhe përfshirja e tij në listën për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kujtojmë që kjo mbledhje mbahet një ditë para dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë nga partitë.

Ndërkohë, Limaj i ka dërguar të premten një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ku ka kërkuar që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë pa vendosur kushte.

Kjo kërkesë ka nxitur diskutime dhe reagime të ndryshme brenda partisë, një pjesë e konsiderueshme e zyrtarëve dhe mbështetësve janë në favor të rikthimit të Limajt në partinë që ai kishte ndihmuar ta themelonte vite më parë.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga PDK-ja lidhur me vendimin që mund të merret në mbledhjen e sotme të kryesisë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika