
UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University organizon më 14 maj 2026 nga ora 12:30 në kampusin e Prishtinës Panairin e Karrierës 2026, duke sjellë së bashku mbi 35 kompani, institucione dhe organizata të njohura vendore e ndërkombëtare.
Ky event do t’u ofrojë studentëve dhe të rinjve mundësi konkrete për punësim, praktikë profesionale dhe zhvillim në karrierë, përmes takimeve direkte me përfaqësues të bizneseve dhe kompanive pjesëmarrëse.
Panairi i Karrierës tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme për rrjetëzim dhe karrierë, ku çdo vit shumë studentë arrijnë të krijojnë kontakte profesionale dhe mundësi reale punësimi.
Gjatë panairit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dorëzojnë CV-të e tyre, të informohen rreth pozitave të hapura dhe të njihen nga afër me kërkesat e tregut të punës.
UNI – Universum International College vazhdon të krijojë ura lidhëse ndërmjet studentëve dhe industrisë, duke sjellë aktivitete që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional të të rinjve.
Apliko tani: https://universum-ks.
Email: aplikimet@universum-
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062



