Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën mbi vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimit, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.