Real Madrid ka njoftuar se presidenti i ekipit Florentino Perez do të mbajë një konferencë pas mbledhjes së Bordit Drejtues.
Real Madrid përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot në orën 18:00, presidenti Perez do të dalë në konferencë për media në sallën e shtypit të “Ciudad Real Madrid”, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.
Sipas njoftimit, Perez do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, por klubi nuk ka dhënë detaje mbi temat që do të trajtohen.
Megjithatë, konferenca vjen në një moment të ndjeshëm për klubin madrilen, mes spekulimeve të shumta për ndryshime të mundshme, përfshirë edhe çështjen e trajnerit të ri, si dhe pas një sezoni me shumë probleme edhe mes lojtarëve dhe kryesorja mungesa e trofeve në dy vitet e fundit.
Prandaj, pritet me interes të madh nëse nga kjo dalje publike do të ketë vendime apo sqarime të rëndësishme për të ardhmen e klubit.