Mbi 300 të vrarë në Liban që nga armëpushimi me Izraelin

Më shumë se 300 persona janë vrarë në Liban që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Izraelin më 17 prill, bëri të ditur të martën Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, të paktën 380 persona kanë humbur jetën dhe 1,122 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj periudhe teksa në mesin e viktimave janë edhe 108 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe personelit mjekësor, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ministri i Shëndetësisë, Nasser Al-Din, deklaroi në një konferencë për media se Izraeli po shënjestron personelin emergjent dhe mjekësor, duke shtuar se këto sulme do të vazhdojnë të dokumentohen.

Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar vazhdimisht se lufta e tij është kundër grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, dhe jo kundër qeverisë apo popullit libanez.

Ministria e Shëndetësisë në Liban njoftoi gjithashtu se të paktën 2,882 persona janë vrarë dhe 8,768 janë plagosur që nga 2 marsi, kur Hezbollah nisi sulme ndaj veriut të Izraelit, disa ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Pavarësisht armëpushimit të mëvonshëm, Izraeli dhe Hezbollah kanë vazhduar shkëmbimin e zjarrit, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika