Boban dhe Dinamo Zagrebi besojnë te Sokol dhe Simon Uldedaj, Vllaznia dhe Shqipëria i lanë në hije

Dy talentet shqiptarë nga Malësia e Madhe, Sokol Uldedaj dhe Simon Uldedaj, vazhdojnë të tregojnë se e ardhmja e futbollit shqiptar ka emra premtues që meritojnë shumë më tepër vëmendje dhe besim.

Futbollistët e rinj të Vllaznisë janë përzgjedhur nga Dinamo Zagreb për të marrë pjesë në kampin më të madh veror që organizon gjiganti kroat, një aktivitet elitë ku marrin pjesë talentet më premtuese të futbollit europian. Përzgjedhja e tyre është bërë nga trajnerët kroatë dhe nga një prej emrave më të mëdhenj të futbollit ballkanik dhe europian, legjenda Zvonimir Boban.

Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për dy futbollistët nga Malësia e Madhe, të cilët prej kohësh kanë spikatur me grupmoshat e reja të Kombëtares Shqiptare dhe me paraqitjet e tyre në futbollin shqiptar. Megjithatë, pavarësisht talentit dhe potencialit të madh që posedojnë, Sokoli dhe Simoni nuk kanë gjetur hapësirat e duhura te ekipi i parë i Vllaznisë, duke mos u vlerësuar sa duhet nga klubi shkodran.

Jo vetëm kaq, por edhe në aspektin e vlerësimit nga strukturat e futbollit shqiptar, këta dy lojtarë duket se nuk kanë marrë mbështetjen dhe besimin që meritojnë, ndonëse tani po marrin vëmendjen e një klubi të madh europian si Dinamo Zagreb dhe të figurave të mëdha të futbollit kroat.

Fakti që emra të tillë si Zvonimir Boban kanë përzgjedhur personalisht Sokol dhe Simon Uldedaj për të qenë pjesë e një prej kampeve më prestigjioze të futbollit në Europë, kampit të Rijekës, është tregues i qartë i cilësive dhe potencialit të tyre të madh.

Ky sukses duhet të shërbejë si një sinjal i fortë për klubet shqiptare dhe drejtuesit e futbollit në vend, që talentet e rinj duhen mbështetur dhe promovuar më shumë, para se të vlerësohen nga jashtë më shumë sesa në vendin e tyre.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika