Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është përfshirë në ekipin më të mirë të edicionit 2025/2026 në La Liga.
Ylli i Mallorca-s nga Kosova është renditur në repartin ofensiv të formacionit më të mirë të sezonit, përkrah superyllit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe.
Kjo konsiderohet një arritje e madhe për futbollin kosovar, pasi Muriqi pati një sezon të jashtëzakonshëm me Mallorcan, duke thyer disa rekorde dhe hyrë në historinë e klubit spanjoll.
Formacioni më i mirë i sezonit u publikua të mërkurën nga La Liga, me rreshtim 4-3-3.
Në mesfushë janë përzgjedhur Pedri, Aurelien Tchouaméni dhe Federico Valverde.
Ndërkohë, mbrojtja përbëhet nga Carlos Romero, Eric García, Logan Costa Mourino dhe Marcos Llorente, derisa në portë është zgjedhur Joan García.