Sulmi ndaj Hysni Mehanit, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë jep detaje

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Sipas njoftimit të Spitalit, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri ka pasur lëndime fizike në fytyrë dhe kokë ndërsa tjetri gërvishje fizike, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se ekipet mjekësore janë duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

“Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmon se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.
Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamjet ku Mehani shihet i gjakosur në fytyrë dhe se akuzon kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, bashkë me shoqëruesit e tij për sulm ndaj tij.

Hysni Mehani shfaqet i gjakosur në fytyrë, VV-ja thotë se Sami Lushtaku e truproja e tij e sulmuan brutalisht

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika