Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të plotë për Vjosa Osmanin dhe bashkimin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në Debat Plus, Rama duke folur për rikthimin politik i Osmanit pranë LDK-së, e ka vlerësuar lart punën e saj në krye të shtetit.

Ai shtoi se Osmani do të duhej të vazhdonte edhe për një mandat tjetër në postin e presidentes, duke thënë se nuk sheh ndonjë figurë tjetër politike që do ta kryente atë rol më mirë.

“Është një proces i natyrshëm. Vjosa Osmani si presidente e ka kryer një punë të mrekullueshme. Po them ka qenë edhe është parë nëpër punët e saj që i ka bërë si presidente në mandatin e saj. Është mëkat që ajo s’ka vazhduar me qenë presidente edhe në mandatin tjetër. Nuk njoh dikën në sferën politike sot që kishte mund me kry punën më mire se Vjosa Osmani si presidente. Dhe për këtë e ka përkrahjen time maksimale”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika