Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar mënyrën si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në Facebook, KQZ-ja ka renditur hapat rreth këtij procesi të cilat mund t’i gjeni më poshtë.
Si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
Shënjoni vetëm një subjekt politik
Mund të shënjoni deri në 10 kandidatë të atij subjekti
Paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit