Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të padeklaruara në Jarinje, ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka evidentuar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikën Kufitare Jarinje.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë pyetur personin nëse posedon mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast përgjigjja ka qenë negative.

Pas ekzaminimit të detajuar të automjetit dhe sendeve personale, janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10,173.60 euro, përfshirë euro dhe dinarë serbë, të shpërndara në pjesë të ndryshme të automjetit dhe tek personi në fjalë.

“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është proceduar tek njësitë kompetente dhe është shqiptuar gjobë administrative, Për rastin në fjalë është njoftuar hetuesia e doganës përmes të cilëve është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, derisa shuma tjetër e mjeteve mbetet e ndaluar deri perfundimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika