Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 20 maj, ku nafta është shtrenjtuar për një cent krahasuar me ditën e kaluar.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për dizelin është caktuar 1.63 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.54 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gasit mbetet 0.75 euro për litër.