Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua dhe katër burra nën dyshimin se të njëjtit kanë rrëmbyer dhe maltretuar fizikisht një burrë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se viktimës i kanë marrë edhe një veturë, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë.
“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.