Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje teksa i njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, njofton Dukagjini.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 20.05.2026, rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në magjistralen Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush, te një objekt, një person kishte rënë nga kulmi (pullazi) dhe kishte pësuar lëndime trupore. Menjëherë në vendin e ngjarjes është angazhuar një patrullë policore, e cila ka siguruar lokacionin, ndërsa personi i lënduar ishte transportuar fillimisht në Emergjencën e Ferizajt, e më pas, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, i lënduari, një mashkull 27 vjeçar është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit e stacionit policor, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ekzaminim të rrethanave të incidentit, si dhe inspektorët e punës”, tha Veseli.
Veseli, mes tjerash, bëri të ditur se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”