Përleshje në Istog, tre të lënduar – njëri në gjendje të rëndë në QKUK

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në Istog, ku si pasojë janë plagosur dy persona të mitur, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë si “vrasje në tentativë”.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit, njëri nga të miturit ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa i mituri tjetër ka marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas është liruar.

“Ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë në Istog, bëhet fjalë për disa të mitur. Njëri prej tyre nga plagët është dërguar në QKUK dhe tjetri ka qenë në Spitalin Rajonal të Pejës. Me aq sa kemi informata, ai që ishte në spitalin e Pejës është liruar, kurse ai në QKUK është në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar Nikçi.

Ndërkaq, sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër Stacionit të Autobusëve në Istog.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog afër Stacionit të Autobusëve ku dyshohet se disa persona janë përleshur mes vete, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka hasur në personat e lënduar, mirëpo në vendngjarje ka pasur njolla gjaku.

Pastaj, QKMF-ja në Istog ka njoftuar Policinë se tre persona kanë shkuar për trajtim mjekësor që dyshohet nga mjeti i mprehtë (thikë). Më pas të tre personat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës e njëri nga ta që dyshohet se ka gjendje më të rëndë shëndetësore është udhëzuar për vazhdimin e trajtimit mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Gashi për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika