BDI: Tubimi pro Vuçiqit në Kumanovë ngre alarm për ndikime të huaja

Bashkimi Demokratik për Intergrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ka reaguar për tubimin e mbajtur në Kumanovë. Sipas kësaj partie tubimi në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës përbën shqetësim.

“Dje opinioni publik u trondit nga pretendimet e bëra nga opozita se një zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe. Sot pamë një tjetër pamje shqetësuese: tubim në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se “Sot pamë një tjetër pamje shqetësuese: tubim në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës. Këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se Maqedonia e Veriut po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe””, thuhet në reagim.

BDI, pyet, ku janë VLEN?

“Ndërsa hapen pyetje serioze për ndikime të huaja, për orientimin strategjik të shtetit dhe për cenimin e kursit euroatlantik, VLEN vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare”, thuhet më tej në reagim.

Po ashtu thuhet në reagim se “Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës — heshtje. Kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit — heshtje. Kur cenohet orientimi politik i shtetit — përsëri heshtje. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë dekor në këtë shtet. Shqiptarët kanë qenë garancia më e fortë e kursit pro-evropian dhe pro-NATO të Maqedonisë së Veriut. Heshtja sot nuk është neutralitet. Heshtja sot është pozicionim”, thuhet në reagim./KP

Të fundit nga rubrika