“Pasqyra e Fundit” vjen para lexuesve në Librarinë Dukagjini

26 maj, duke filluar nga ora 12:00, në Librarinë Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë do të mbahet promovimi i romanit “Pasqyra e Fundit”, vepra e parë letrare e autores Blerta Aliu Ahmeti.

“Pasqyra e Fundit” është një roman bashkëkohor që ndërthur histori, kujtime, dimensione të ndryshme të përjetimit njerëzor dhe kërkimin e identitetit. Përmes simbolikës së pasqyrës, autorja fton lexuesin të reflektojë mbi historitë personale, kujtimet e trashëguara dhe raportin me vetveten përtej kufijve të kohës.

Blerta Aliu Ahmeti ka lindur në Preshevë dhe është rritur në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Prej vitesh është e angazhuar në projekte dhe iniciativa në fushat e edukimit, medias dhe zhvillimit shoqëror, duke bashkëpunuar me organizata dhe institucione në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Në romanin e saj të parë, autorja trajton temat e identitetit, kujtesës, humbjes, luftës dhe kërkimit të vetvetes. Përmes një stili emocional dhe me ritëm filmik, ajo sjell një rrëfim që synon jo vetëm të lexohet, por edhe të përjetohet, duke vendosur në qendër njeriun me kujtimet, plagët, heshtjet dhe shpresën e tij.

Të gjithë dashamirët e librit dhe letërsisë janë të mirëpritur të marrin pjesë në promovimin e “Pasqyrës së Fundit” më 26 maj, në ora 12:00, në Librarinë Dukagjini.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika