Pas shpërndarjes së pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë, KPK-ja do të anulojë konkursin

Pas njoftimit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit se në bazë të kompetencave që ka, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, KPK-ja ka njoftuar se do të anulojë konkursin për bashkëpunëtorë profesionalë, duke e kthyer atë në pikën zero

Zyra e Prokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shprehur shqetësimin e tij, lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Përmes një komunikate, KPK-ja ka treguar se konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren do të anulohet.

“U.D Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, njofton opinionin publik se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionaël për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi.

Ndryshe të mërkurën e 13 korrikut, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Zyra e Kryeprokurorit: Do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme për dyshimet ndaj Ramiz Buzhalës

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika