Kryetari i PrishtinëS, Përparim Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit përmes një postimi në Facebook.
Në mesazhin e tij, Rama u uroi qytetarëve paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet e tyre, duke theksuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
Ai tha se Kurban Bajrami duhet të shërbejë si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe respektit të ndërsjellë.
“Prishtina është më e fortë kur ndërtojmë së bashku një qytet me më shumë dashuri, barazi dhe shpresë për të gjithë”, ka shkruar Rama në urimin e tij.