Kongresistët amerikanë nisin takimin me Kurtin

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë filluar takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Delegacioni amerikan po qëndron në rajon për të zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë dhe për t’u informuar lidhur me çështjet e pakicave dhe zhvillimet politike.

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self tha se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, tha Self.

Ndërsa kongresisti demokrat, Suhas Subramanyam, ngriti çështjen e arsimit dhe zhvillimit të pabarabartë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tha se kjo vizitë dëshmon se çështja e shqiptarëve në Luginë po merr vëmendje ndërkombëtare, ndërsa deputeti Shaip Kamberi theksoi se Serbia nuk po i zbaton për shqiptarët standardet që kërkon për serbët në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika