Çeku: Po hyjmë në zgjedhje që kanë mundur të shmangen

Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Çekut, zgjedhjet parlamentare shërbejnë për zgjedhjen e parlamentit dhe qeverisë, ndërsa për postin e presidentit kërkohet bashkëpunim dhe konsensus ndërmjet partive politike.

Në emisionin “Debat Plus”, Çeku tha se rikthimi në zgjedhje të reja do t’i shkaktonte humbje të mëdha vendit, jo vetëm në aspektin organizativ, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe përfitimet financiare për Kosovën.

“E kemi thënë disa herë që nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje të reja, sepse populli i Kosovës ka folur qartë në dhjetor të vitit të kaluar. Kur qytetarët votojnë në zgjedhje parlamentare, ata votojnë për parlamentin dhe qeverinë e ardhshme, ndërsa presidenti kërkon bashkëpunim dhe konsensus mes forcave politike”, deklaroi Çeku.

“Ne morëm 51 për qind. Nuk e di nëse qytetarët mund të flasin më qartë se kaq. Kemi përsëritur vazhdimisht që duhet bërë çdo përpjekje për të mos shkuar sërish në zgjedhje, sepse humbim shumë”, u shpreh ai.

Çeku përmendi edhe Fondin e Rritjes, duke thënë se Kosovës i nevojitet një parlament funksional për miratimin e ligjeve që mundësojnë disbursimin e mjeteve të alokuara për vendin.

“Po shënohen humbje të mëdha derisa po shkojmë drejt zgjedhjeve që kanë qenë të evitueshme. Kemi bërë përpjekje maksimale për tejkalimin e situatës, por nuk kemi pasur mirëkuptimin dhe vullnetin e bllokut opozitar për ta zgjidhur ngërçin politik”, tha Çeku në “Debat Plus”.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika