“Omani mos të ndërhyjë”, Trump: Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë, SHBA-të do ta mbikëqyrin

Presidenti Donald Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur për të gjithë” dhe se SHBA-të do ta “mbikëqyrin atë”, duke shtuar se këto kushte janë pjesë e negociatave me Iranin.

Trump e paralajmëroi gjithashtu Omanin të mos ndërhynte.

“Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët ose do të na duhet t’i hedhim në erë”, tha presidenti.

I pyetur nëse do të pranonte një marrëveshje afatshkurtër që do t’i lejonte Iranit dhe Omanit të kontrollonin rrugën ujore kritike, Trump tha: “Jo, ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë”.

“Janë ujëra ndërkombëtare. Askush nuk do ta kontrollojë. Ne do ta mbikëqyrim. Do ta mbikëqyrim, por askush nuk do ta kontrollojë. Kjo është pjesë e negociatave që kemi”, shtoi ai.

Irani ka këmbëngulur që menaxhimi i ngushticës nuk ka të bëjë fare me SHBA-në , por do të koordinohet me Omanin, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei. Ky është një kusht që zyrtarë të tjerë iranianë e kanë përsëritur./EN

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika