Raportohen probleme në aplikimin për 100 eurot për sektorin privat

Procesi i aplikimit për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat, i hapur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), po shoqërohet me vështirësi teknike dhe paqartësi nga disa aplikues.

Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar probleme gjatë plotësimit të formularit online, sidomos në pjesën e verifikimit të numrit personal, i cili është një nga kriteret kryesore për përfundimin me sukses të aplikimit.

Sipas aplikimit të hapur, secili punëtor duhet të aplikojë individualisht përmes platformës zyrtare, duke siguruar që të dhënat personale të përputhen saktësisht me ato të regjistruara në ATK dhe në sistemin bankar.

Megjithatë, një pjesë e aplikuesve kanë hasur pengesa në këtë proces, duke mos arritur të kalojnë verifikimin e të dhënave bazë.

Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, organizatave joqeveritare (OJQ) si dhe punëtorët e entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit të shtetit, siç janë ndërmarrjet publike dhe RTK-ja.

Për të përfituar nga subvencionimi, punëtorët duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) nga punëdhënësi për muajin prill.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet që përmbajnë gabime refuzohen automatikisht, ndërsa theksohet se llogaria bankare duhet të jetë patjetër në emër të përfituesit.

Afati i aplikimit për subvencionim është i hapur deri më 5 qershor.

Hapet aplikimi për 100 euro në sektorin privat, afati deri më 5 qershor

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika