Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me qytetarë në Turiqevc, Burojë, Kopliq të Epërm, Vajnik dhe Runik, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Haxhiu thotë se në këto tubime ka parë energji të jashtëzakonshme dhe frymë fitoreje për PDK-në.
“Takime mobilizuese në Turiqevc, Burojë, Kopliqi të Epërm, Vajnik dhe Runik, me energji të jashtëzakonshme dhe frymë fitoreje për PDK-në. Mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë, me vizion të qartë për t’i dhënë fund krizës dhe për të sjellë ndryshimin pozitiv që i nevojitet Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.