Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar se edhe këtë të shtunë do të vazhdojnë aktivitet zgjedhore me vizita dhe takime me qytetarë në disa komuna të vendit.
Gashi bëri të ditur se sot do të qëndrojë në Suharekë, Klinë, Deçan, Junik, Pejë dhe Istog, ku do të zhvillojë takime me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale.
“Sot vazhdojmë rrugëtimin tonë anembanë Kosovës, me energji, përkushtim dhe besim te njerëzit tanë. Çdo takim është një mundësi për të dëgjuar, për të bashkëbiseduar dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë”, ka shkruar Gashi.
Takimet e paralajmëruara nga kandidati i LDK-së do të zhvillohen sipas këtij itinerari: në Suharekë në orën 10:00, në Klinë në orën 14:00, në Deçan në orën 15:00, në Junik në orën 16:00, në Pejë në orën 17:00 dhe në Istog në orën 20:00.