Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të vaksinuar për 1 muaj

Rastet pozitive me fruth kanë mobilizuar prindërit, pasi për një muaj në Prishtinë u vaksinuan rreth 800 fëmijë. Ndërkohë, ekipet mobile të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare po telefonojnë prindërit një nga një

Konfirmimi i 20 rasteve pozitive me fruth ka mobilizuar prindërit që fëmijët s’i vaksinuan.

Këta të fundit, në numër shumë më të madh se muajt paraprak, të vegjlit po i dërgojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për vaksinim.

Kësisoj, numri i kërkesave e fëmijëve që u imunizuan deri më tani është rritur.

“Thirrjet e prindërve nga ekipet e vaksinimit, thirrjet e Instituti, thirrjet e ministrisë kanë ndikuar që numri i kërkesave të rritet vetëm gjatë këtij muaji i kemi rreth 800 fëmijë të vaksinuar krahas katër muajve tjerë që janë vaksinuar 686 fëmijë”, ka thënë Xhevrije Canolli, shefe e vaksinimit.

Canolli foli për masat që morën si njësi e vaksinimit.

“Janë të identifikuar të gjithë fëmijët që nuk janë vaksinu dhe po i kontaktojmë prindërit përmes telefonit, në mënyrë që nëse iu mungon vaksina e fruthit sa më parë t’i sjellin në Qendrat e Mjekësisë Familjare kurse ekipet mobile po i vaksinojnë fëmijët e klasës së parë dhe të gjashtë”, ka thënë Xhevrije Canolli, shefe e vaksinimit.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht u kanë bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët për fruth dhe të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive konspirative rreth efekteve anësore të kësaj vaksine, që janë të paverifikuara shkencërisht.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika