Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me mbështetës në Istog, ku ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se në këtë takim është diskutuar për, siç e ka quajtur ai, nevojën për t’i dhënë fund krizës politike në vend.
“Me mbështetës u mblodhëm në Istog, për t’i thënë STOP krizës! Duke shtrënguar duart, u zotuam që të punojmë pandalur deri më 7 qershor, që Bedri Hamzën ta bëjmë kryeministër”, ka shkruar Rama.