Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Zef Morina, ka bërë thirrje për mbështetje të koalicionit LVV–PSHDK në Vushtrri, duke thënë se përkrahja për këtë koalicion po rritet çdo ditë.
Përmes një postimi në Facebook, Morina ka theksuar se qytetarët e Vushtrrisë po tregojnë besim për, siç ka thënë ai, një të ardhme më të zhvilluar për vendin.
Ai ka deklaruar se së bashku me kandidaten për deputete Albulena Haxhiu, do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Vushtrri dhe në fshatrat përreth, si dhe për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e mundësive për qytetarët.
“Vushtrria meriton më shumë dhe ne do të jemi zëri dhe puna për ta bërë këtë realitet”, ka shkruar ai.