Një rast i prezantimit të rremë si person zyrtar ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 31 maj rreth orës 14:10, njësitet policore kanë hasur një të dyshuar mashkull kosovar, i cili kishte të veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë konfiskuar tri pjesë të uniformës zyrtare.
Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse.