Hasanpapaj: Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese

Kandidati per deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve në takimin e mbajtur mbrëmë në lagjen Dardania, duke e cilësuar atmosferën si dëshmi të besimit në vizionin e LDK-së.

Sipas Hasanpapajt, atmosfera e krijuar në këtë takim dëshmoi mobilizimin dhe besimin e qytetarëve në vizionin e LDK-së për Prishtinën.

“Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Ishte kënaqësi dhe privilegj të prezantohem para jush si kandidat i Degës IV dhe të ndajmë bashkë rrugën drejt fitores”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve po i jep forcë dhe motivim ekipit të LDK-së për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve.

Hasanpapaj ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se LDK-ja do të dalë fituese me mbështetjen e qytetarëve.

“Më 7 qershor, bashkë fitojmë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika