Kandidati per deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nderim Mustafa, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar si privilegj mundësinë për të kërkuar besimin e tyre në këto zgjedhje.
Mustafa tha se ndihet i nderuar që është pjesë e ekipit të PDK-së dhe që ka mundësinë të kontribuojë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
“Është privilegj i jashtëzakonshëm të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm në këto zgjedhje dhe të kem mundësinë të kërkoj besimin tuaj për ta përfaqësuar Gjilanin dhe gjithë Kosovën”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka vlerësuar përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se besimi i tyre është motivim për të vazhduar angazhimin politik me përgjegjësi dhe përkushtim.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen, Gjilani im!”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve përfaqëson forcën më të madhe për të vazhduar punën në shërbim të interesave të Gjilanit dhe të gjithë Kosovës.