Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë ikur të mërkurën nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.
Pas njoftimit nga zyrtarët korrektues të kësaj qendre për arratisjen e tyre, Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet operative dhe taktike për lokalizimin e tyre.
“Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarrë veprimet taktiko-operative ku ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit, të cilët janë kthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Pas intervenimit të shpejtë të njësive policore, të dy personat janë lokalizuar dhe janë kthyer sërish në qendër.