Një avion i vogël u rrëzua në Kroaci të enjten, duke lënë të paktën katër persona të vdekur, njoftoi policia.
Avioni u rrëzua pranë Medulinit, një qytet në gadishullin e Istrias, thuhet në një deklaratë zyrtare. Agjencia shtetërore kroate e lajmeve HINA raportoi se bëhej fjalë për një avion gjerman që ishte nisur nga Austria.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan mbetjet e avionit në një fushë, ndërsa në vendngjarje ndodheshin policia dhe zjarrfikësit.
Ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në avion teksa as autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera deri më tani.