Kandidati për deputet nga Partia Socialdemokrate (PSD), Florin Krasniqi, ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson mbetet e vetmja parti politike e mirëfilltë në Kosovë, duke kritikuar formacionet e tjera politike për mungesë të konceptit dhe organizimit politik.
Në Debat Plus, Krasniqi tha se PSD-ja është e përkushtuar seriozisht dhe sinqerisht për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizave me të cilat përballet vendi.
Sipas tij, dallimi kryesor mes PSD-së dhe partive të tjera qëndron te ekzistenca e një koncepti të qartë politik dhe një organizimi të strukturuar partiak.
“E kalojmë që ç’ke me të, thonë nga Shqipëria. Më siguri po. Për një milionë arsye. Po arsyeja kryesore është se ne e kemi seriozisht, sinqerisht dhe me të vërtetë. Jemi të përcaktuar për zgjedhjen politike të krizës. I vetmi organizim në Kosovë që ka organizm dhe koncept politik është PSD-ja. Ama asnjë prej partive tash se fundmi edhe LDK-ja nuk janë parti politike. Janë organizime, organizata, lëvizje, grupe të interesit, por nuk janë parti politike. E vetmja parti politike me gjithë mbështetjen e ulët në zgjedhjet lokale, në jemi e vetmja parti politike”, ka thënë Krasniqi.