Musliu-Shoshi për Kurtin: Po rrezikojmë të rrëshqasim nga demokracia në autoritarizëm

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, vlerëson se Kosova është duke vuajtur për një kryeministër që e don shtetin.

Musliu-Shoshi, e ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk e ka besuar kurrë Kosovën, as pavarësinë e sovranitetin e saj.

“Kosova është duke vuajtur për një kryeministër që e do Kosovën, fatkeqësisht Albin Kurti nuk ka besuar kurrë në projektin e Kosovës, nuk ka besuar as në pavarësi e as në sovranitet e as në një shtet demokratik. Këtë e them sepse një kryeministër që e qeverisë vendin do të duhej të kishte familje në Kosovë sepse e beson si projekt madhor e si shtet sovran e demokratik. Mirëpo, ne e kemi një kryeministër që as shumë e beson Kosovën sa familjen e tij nuk e ka këtu dhe fëmijët i rrit në një shtet evropian”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi thotë se Kurti ka insistuar që të ketë nën ndikimin e tij edhe postin e presidentit, duke refuzuar, sipas saj, çdo alternativë të ofruar nga partitë opozitare.

Mes tjerash, ajo shton se një situatë e tillë do ta largonte Kosovën nga parimet demokratike dhe do të krijonte rrezik për rrëshqitje drejt autoritarizmit.

“Albin Kurti ka dashur ta ketë presidentin me cdo kusht, pra me asnjë mundësi që ne si parti opozitare, si PDK i kemi ofru ka qenë rezistent ndaj çdo mundësie – Kurti ka pasur për qëllim dhe ende e ka pushtetin absolut. E ka qëllim të vetëm që të ketë nën udhëheqje edhe presidencën pasi kur e pasur presidenten a presidentin e ardhshëm ka nën kontroll të plotë edhe organet e hetuesisë edhe Prokurorinë dhe në këtë formë e ka edhe Kuvendin e Kryeministrinë dhe në këtë mënyrë rrëshqasim nga një shtet demokratik rrëshqasim në një vend autoritar. Ka fituar propaganda e Albin Kurtit dhe ajo ai, qëllimi i propagandës së tij nuk është zhvillimi por qëllimi i propagandës së tij është shkatërrimi i këtij vendi siç po ndodh çdo ditë kemi një qeveri që për 6 vjet nuk e ka asnjë investim kapital përkundrazi e keni parë investimin kapital i tij i fundit se çfarë ishte, një prrockë në Lupç të Podujevës, ky është projekti i tij më madhor që e ka bë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi foli edhe për ligjin për shtetësinë për të cilin u shpreh se është i papranueshëm.

“Ky ligj është ndër të fundit që është votuar bashkë me Listën Serbe. Kushtetua nuk i pranon dokumentet ilegale të lëshuara nga sistemet paralele që janë atje. Mirëpo me ligj pranohen ato dokumente ilegale. Ky ligj është komplet i papranueshëm, ligj për shtetësinë Kosova ka pasur edhe më herët por me ligjin që kemi pasur personat e ardhur më 1999 duhej që Kosovën ta pranonin si Republikë ndërsa me ligjin e tanishëm nuk ka nevojë me pranu këtë”, u shpreh ajo.

Kandidatja për deputete u shpreh se është e rëndësishme që qytetarët më 7 qershor duhet të votojnë PDK-në pasi sipas saj u shpreh se ka program të qartë për rritje ekonomike, vendeve të punës, mirëqenien sociale dhe një ofertë serioze për ringjalljen e vendit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika