Tahiri: Sektori privat është i sulmuar dhe konsiderohet armik nga qeveria

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur me menaxhimin ekonomik dhe politikat ndaj sektorit privat.

Në Debat Plus, Tahiri tha se në Kosovë është bërë tregti me energji në vlerë rreth 1 miliard euro, ndërsa investimet kapitale sipas tij kanë mbetur shumë të ulëta.

Ai deklaroi se sektori privat është shtylla kryesore e punësimit në vend, por sipas tij është i atakuar nga qeveria aktuale.

Tahiri shtoi se në katër vitet e fundit nuk janë përfunduar disa projekte infrastrukturore dhe ka mungesë të investimeve kapitale.

“Sektori privat është motori kryesor i punësimit në Kosovë. Sektori privat është i sulmuar e konsiderohet armik nga kjo qeveri. Është vendi me investimet kapitale më të ulëta që pesë vjet katër rrugë nuk janë kryer”, ka theksuar ai.

Sa i përket masave ekonomike, ai tha se AAK synon rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 në 100 dhe formalizimin e mbi 5 mijë bizneseve të vogla, me qëllim rritjen e qarkullimit dhe pjesëmarrjes së tyre në ekonomi.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika